Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-deputeti kritika Bashës në KK: Drejtuesi të bëjë hap pas. Kush mbron humbjen, s'arrin dot kurrë fitoren

"Çelësi i suksesit qendron tek lideri. Nuk ka pushtet që mund t’i rezistojë një kandidati që frymëzon dhe mobilizon, i ndershëm, i fortë dhe me vizion." Kështu është shprehur ish-deputeti i PD-së Astrit Veliaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, teksa fjalimin e mbajtur në këtë mbledhje e ka publikuar në rrjetet sociale.
Ai është shprehur më tej se në 8 vite nuk u fitua asnjë garë elektorale dhe sipas tij, niveli i besimit publik të Basha ka qënë më i ulët se i PD-së dhe kundërshtarit.
"Partia nuk arriti bashkimin e madh opozitar. Tani është koha që drejtuesi të bëjë një hap pas. Lideri i vërtetë mban përgjegjësi, lideri fals e gjen fajin jashte vetes se tij. Nëse do fillojmë të qahemi për qeverine, për bandat, për popullin qe shitet, nuk do t’i fitojme kurre zgjedhjet. Na duhet një lider qe di të fitojë, nje lider qe bashkon, një lider që nuk ka ambicie personale, është i fortë dhe na con përpara. Qendrimi i lidershipit aktual ka kosto te medha." është shprehur më tej Astrit Veliaj.
Sipas tij, partia duhet të shkojë drejt një periudhe tranzitore, nën drejtimin e Doktor Berishës, me integrimin e figura të reja dhe të vjetra, përfshirë z. Basha. Ai shton më tej se kush mbron humbjen, nuk arrin dot kurrë fitoren
Fjala e plotë e Astrit Veliajt në mbledhjen e Këshillit Kombëtar:
RRUGA E FUQIZIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE
(Fjala e plotë e përgatitur për Këshillin Kombëtar, 16 maj 2021)
I nderuar z. Kryetar!
I nderuar z. President!
Të nderuar antarë të Këshillit Kombëtar!
Dua tani nis fjalën time me një vlerësim për të gjithë demokratët e përfshirë në këto zgjedhje dhe me një mirënjohje për mbi 622 mijë qytetarët shqiptarë që votuan PD-në dhe Aleancën për Ndryshim.
Kudo në botë do urohej edhe kundërshtari, por askush nuk e di:
- se sa janë vota socialiste;
- sa janë vota të blera;
- sa janë nga shantazhimi i popullsisë;
- nga kapja partiake e shtetit;
- dhe nga bashkëpunimi me krimin.
Këto zgjedhje kanë prodhuar një shumicë me një legjitimet të cunguar.
Meqënëse jemi në një institucion politik, nuk do bëj prokurorin apo gjykatësin, se sic thoshte Dick Morris politikanët nuk merren me çështjet e drejtësisë. Me lejoni tani të ndalem në rezultatin e Partisë Demokratike. Këtu kishte hapësirë për të dalë më mirë.
Mbas 8 vitesh në opozitë Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën 7.5% apo 90 mijë vota më pak se viti 2009, përqindje të njëjtë, por 60 mijë vota më pak se viti 2013. Kundrejt të gjithave ne mund të kishim marrë mbi 50% të votave. Populli ynë ka më shumë njerëz të ndershëm, që nuk shiten dhe nuk frikësohen dhe ne mund t’i nxirrnim në votime.
Çelësi i suksesit qendron tek lideri. Nuk ka pushtet që mund t’i rezistojë një kandidati që frymëzon dhe mobilizon, i ndershëm, i fortë dhe me vizion. Kështu u ndryshua pushteti ne Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kështu opozitari presidencial në Ukraine fitoi me 73% të votave. Asnjë popull në histori nuk i ka rezistuar një lideri të vërtetë. Kur ai shfaqet si një yll, njerëzit magjepsen dhe mezi presin ta shikojnë në krye të shtetit. Askush nuk mund t’i rezistojë zerit dhe votes së qindra e miliona njerëzve që kërkojnë ndryshim.
Disa vite më parë, një kandidat presidencial i të djathtës, në një vend ballkanik, ndeshej me kryeministrin e korruptuar të së majtës. Thirrjes të tij për drejtësi dhe vërtetësi iu përgjigj në masë rinia dhe ai u zgjodh president. Thënia e tij doli e vertete: “nuk mund ata të vjedhin ata, saç mundet ju të votoni”. Nuk ishte kandidat i pashëm, por i vërtetë, nuk kishte para e pushtet, por karakter, nuk pranoi kurre kompromise me regjimin, por u tregoi derën e drejtësisë dhe e mbajti fjalen.
Frymëzimi buron nga vërtetësia si njeri, nga mbrojtja e kaizave me pastërti, nga vendosja e qëllimeve të larta, nga demonstrimi i bindjeve morale, nga retorika e fuqishme që zgjon pasion dhe emocione tek njerëzit.
Frymëzimi e mposht frikën dhe interesin. Integriteti e mposht lekun e pushtetit. Zgjedhjet i fiton kandidati qe krijon bindjen se na nxjerr nga prapambetja.
Nese do lidheshin tek lidershipi ato që thotë Aristoteli: logos-i, ethos-i dhe pathos-i, do zgjoheshin shpresat dhe idealet e heshtura, njerëzit do frymëzoheshin të arrinin ndryshime të mëdha. Kjo i mungoi kësaj fushate.
Frymezimi nuk eshte me te thene, por me te dhene. Liderin e bën shpirti dhe karakteri, jo froni. Këtu u humbën zgjedhjet. Në 8 vite nuk u fitua asnjë garë elektorale. Niveli i besimit publik të z. Basha ka qënë më i ulët se i PD-së dhe kundërshtarit. Partia nuk arriti bashkimin e madh opozitar.
Tani është koha që drejtuesi të bëjë një hap pas. Lideri i vërtetë mban përgjegjësi, lideri fals e gjen fajin jashte vetes se tij. Nëse do fillojmë të qahemi për qeverine, për bandat, për popullin qe shitet, nuk do t’i fitojme kurre zgjedhjet.
Na duhet një lider qe di të fitojë, nje lider qe bashkon, një lider që nuk ka ambicie personale, është i fortë dhe na con përpara. Qendrimi i lidershipit aktual ka kosto te medha. Fitimi i një fraksioni con drejt ndarjes. Eksperimentimi me njerez pa përvojë con drejt humbjeve të reja.
Partia duhet të shkojë drejt një periudhe tranzitore, nen drejtimin e Doktor Berishes, me integrimin e figura te reja dhe te vjetra, perfshire z. Basha. Posti i kandidatit kryeministror te ndahet nga drejtimi i partise dhe te percaktohet para zgjedhjeve me gare te hapur.
- Doktor Berisha është ati themelues i partisë dhe i demokracisë shqiptare;
- Doktor Berisha eshte vetmi fitues ndaj bolshevizmit në 80 vjet;
- Ai është më i dituri, më popullori dhe më frymëzuesi në historinë tonë politike;
- Ai ka sukseset më të mëdha në ekonomi, investime te huaja dhe integrime euro-atlantike.
- Ai ka përvojën e luftës dhe të paqes, të bashkimit dhe rikthimit në pushtet.
Lideri historik ia ka borxh demokrateve të marri përsipër për një kohë tranzitore drejtimin e partisë deri sa ta çojë në pushtet dhe të mos kërkojë pushtet për vete. Rikthimi është kthim nderi ndaj partisë që i dha aq pushtet dhe lavdi. Lideret historike nuk i perkasin vetes, por kombit. Shtetari nuk vdes ne shtrat, por ne lufte. Koha që doktor Berisha të reflektojë mbi nevojën e partise dhe Shqiperise.
- I terhequr ishte George Washingtoni, por u rikthye per kushtetuten dhe presidencen Amerikane.
- I terhequr ishte edhe Charles de Gaulle, por u rikthye per te drejtuar Republiken e Peste Franceze.
- I terhequr ishte disa here Churchilli, por u rikthye dhe qeverisi deri ne 81 vjec Britanine.
Të nderuar antarë të Këshillit Kombëtar!
Shqipëria pret nga ne një lëvizje të fortë. Ndryshimi në drejtimin e duhur është më i mirë se ruajtja e status-quo-së. Fati u buzëqesh shoqërive që u largohen humbjeve kronike.
Sot ju bëj thirrje të gjithëve të flasin me zemër, të thonë çfarë mendojnë. Kombet i ka cuar përpara guximi, jo heshtja dhe servilizmi. Politikani duhet të jetë heroi i fëmijëve të tij. Kur të shihemi pasqyrë nuk duhet të na vijë zorr nga vetja, por të shikojmë njeriun me karakter, jo arrivistin pa dinjitet.
Kush pranon varfërinë, nuk bën dot kurrë pasuri, kush mbron humbjen nuk arrin dot kurrë fitoren, kush mbështet mediokritetin minon rrugën e suksesit.
E djathta moderne mbështetet tek njeriu i zot dhe fitimtari. Koha t’i japim Shqipërisë këtë mesazh, se kjo është rruga që na shërben si komb dhe na ngjit në pushtet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38