Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputeti: PL do jetë në koalicion me PD-në në zgjedhjet e 11 majit

Ish-deputeti: PL do jetë në koalicion me PD-në në zgjedhjet

Drejtuesi politik i PL në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi konfirmoi se në zgjedhjet e 11 majit, Partia e Lirisë do jetë në koalicion me PD-në.

Në një intervistë në Ora News, ish deputeti tha se kryeministri Rama është në panik pasi e komandon krimi. 

Maliqi: Rama është në aksion, është në panik.

Do mandat të katërt sepse komandon krimin dhe krimi komandon Ramën.

Për shkak të zullumeve të mëdha, të luftës së brendshme brenda partisë socialiste dhe për shkak se rënia e Ramës nga karrigia do të thotë probleme të mëdha për të për shkak të dëmeve që i ka bërë shqiptarëve.

Sot ishte i thirrur në SPAK, Ilir Meta.

Arrestimi banditesk i Metës i orkestruar nga Rama ishte drejtpërdrejtë urdhër i Ramës dhe gjithë kjo u bë pasi Rama ka vite që do që ta shpërbëjë forcën politike LSI.

Por e ka pasur të kotë edhe kur ishte zonja Kryemadhi kurse tashmë e dinte shumë mirë frikën e presidentit Meta me të cilin e ka personale, e ka kthyer personale tani.

Edhe thirrja sot në SPAK është qesharake, thjesht për të zvarritur hetimet për ta mbajtur me urdhër të Ramës deri sa të kalojnë zgjedhjet.

Koalicioni do të jetë bashkë.

Në dijeninë timë është se do jemi në koalicion pasi i shërben koalicionit.  

Të fundit