
Flash News
Shtypi i ditës/ " Politika që duam, kalon përmes shëndetësisë?", "BE: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira!"
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Ish-deputeti publikon e-mailin: Pezullohet shërbimi mjekësor për 75 mijë banorë në Kurbin, askush nuk merr masa
Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet.
Ky është shqetësimi që ngre ish deputeti i PD, Bardh Spahia, teksa publikon e-mailin ku njoftohet pezullimi i shërbimit mjekësor për 75 mijë banorë të kësaj zone.
Sipas ish deputetit, ky është modeli i qeverisë Rama që sipas tij të vetmin plan dhe vizion që ka, janë tenderat dhe koncesionet korruptive.
Reagimi:
Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!
Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!
Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se cfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.
Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!
Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!
Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen.
Ditari politik









Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
5 Mars 2021, 07:47










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54