Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Ish-deputeti: Veliaj ka çdo mundësi për të prishur provat dhe vazhdon të jetë në detyrë
Ish-deputeti i PD-së, Igli Cara deklaron i shqetësuar se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i ka të gjitha mundësitë për të prishur provat dhe sërish vazhdon të jetë në detyrë.
Në një intervistë në Ora News, ai tha se siç ka edhe deputetë të tjerë të PS-së edhe ministra që kanë qenë në hetim dhe vazhdojnë të jenë të lirë dhe ato kanë të gjithë mundësinë që të ndikojnë te provat.
Cara: Kemi raste flagrante ku në rastet e fundit të Veliajt megjithëse ka të gjitha mundësitë për të prishur provat, për të ndikuar pikërisht në hetim, ai vazhdon të jetë në detyrë.
Siç ka edhe deputetë të tjerë të PS-së edhe ministra që kanë qenë në hetim dhe vazhdojnë të jenë të lirë dhe ato kanë të gjithë mundësinë që të ndikojnë te provat.
Dhe u mbajt i arrestuar Berisha që një gjë ishte e padiskutueshme që provat Berisha nuk i prishte.
SPAK ndryshe e sheh opozitën dhe ndryshe e sheh mazhorancësn.