Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputetja demokrate: Basha bën takime të fshehta, logoja e PD peng i koalicionit të tij me Ramën

Ish-deputetja demokrate: Basha bën takime të fshehta, logoja e PD peng

Ish-deputetja e PD dhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit Mimoza Hajdarmataj akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se bën takime të fshehta.

Në një intervistë në Report tv, Hajdarmataj foli për zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë bashki të vendit, teksa tha se logoja e PD-së po mbahet peng i koalicionit të Bashës me kryeministrin Rama.

“Kandidatët tanë janë të një rëndësie të veçantë, kanë dalë nga primaret. 6 kandidatët kanë marrë votëbesimin e e anëtarësisë së PD. Përtej votëbesimit ata janë qytetarë, me integritet dhe jemi shpresëplotë për rezultate shumë të mira. Po punojmë fort që kandidatët tanë të jenë fitues. Nuk përbën asnjë problem për sa kohë logoja e PD mbahet peng dhe ka një koalicion të fshehtë Rama-Basha.

Në të 6-ta bashkitë ka një dallim të madh ndjekje që i bëhet Berishës me ato takimet e fshehura të ish-kryetarit. Të dali t'i mbrojë kandidatët e tij në 6 zonat. Nëse s'ka filluar fushata, atëherë s'ka moral për të filluar fushata.”-deklaroi Hajdarmataj.

Të fundit