Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputetja sjell rastin e gazetares: Vjehrra kishte bërë tamponin, përgjigja i erdhi kur ajo kishte humbur jetën

Ish-deputetja sjell rastin e gazetares: Vjehrra kishte bërë tamponin,

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka treguar rëndësinë e testimeve për covid-19.

E ftuar në Çim Peka LIVE, ajo solli rastin e gazetares Eva Kushova, të cilës i vdiq vjehrra nga koronavirusi dhe përgjigjen e tamponit e mori pasi e moshuara kishte humbur jetën.

“Është i jashtëzakonshëm i rëndësishëm testimi.

Po e konkretizoj me rastin e gazetares, pasi u bë publik rasti i vjehrrës së saj. Vjehrra kishte bërë tamponin dhe përgjigja i erdhi kur ajo kishte humbur jetën.

Rëndësia e testimeve është e jashtëzakonshme për të marrë masa. Ka pacientë që vijnë në spitale në gjendje të agravuar pasi testet u janë bërë me vonesë dhe përgjigjet u kanë ardhur me vonesë dhe mjekimet u kanë ardhur me vonesë.

E gjithë bota i mëshon faktit që duhen testime, e thotë edhe OBSH.

Shqiptarët po enden rrugëve dhe nuk kanë lekë të paguajnë paratë e kurimit dhe ju po e mohoni,” tha ajo”, tha Pampuri.

 

Të fundit