Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputetja takon çiftin e pensionistëve: Morëm 5 mln lekë borxh për përballimin e Covid-19, shteti asnjë ndihmë

Ish-deputetja takon çiftin e pensionistëve: Morëm 5 mln
Pamuri me çiftin Noka

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka takuar një çift pensionistësh, të cilët tregojnë se kanë marrë borzh për të mbuluar trajtimin kundër koronavirusit. Qazim Noka tregoi se e gjithë kura ka kushtuar rreth 5 milionë lekë, e gjithë shumë e marrë borxh.

Çifti Noka marrin pension rreth 8 mijë lekë në muaj dhe përballimi i kostove të ilaçeve ishte e pamundur. Ata i thanë Pamurit se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti dhe se çdo gjë e kanë blerë vet.

Qazim Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.

Oriola Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?

Qazim Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë. 

Oriola Pampuri: Sa? Pesë?

Hazbie Noka: 5 milionë lekë.

Oriola Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?

Qazim Noka: Për Zotin borxh.

Oriola Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?

Qazim Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.

Oriola Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80…

Qazim Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital…

Oriola Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?

Qazim Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.

Oriola Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.

Qazim Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.

Oriola Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?

Hazbie Noka: Ku t’i marrim?!

Qazim Noka: Absolutisht, absolutisht!

Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.

Qazim Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?

Oriola Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.

Qazim Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia. 

Të fundit