Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-kreu i FRPD: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të PD

Ish-kreu i FRPD: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e

Ish-kreu i FRPD, Lisandër Hoxha ka bërë të ditur se janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për të organizuar Kuvendin Kombëtar të PD, në mënyrë që për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.

Duke folur në Report tv, Hoxha tha se Berisha nuk ka shprehur dëshirë të drejtojë PD, por do të largojë pengmarrësin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën

"Janë mbledhur më shumë se 1500 firma, Basha është i mbaruar politikisht! PD po shkon drejt një reformimi, nuk po shkërmoqet. Mblidhen firmat depozitohen në formë zyrtare ne parti, njoftohet kryetari i partisë dhe nëse ai nuk thërret datën, ka zinxhirë komandash kur njëri prej tyre do vendos datën.

Kuvendi do kërkojë shkarkimin e Bashës dhe mjaftojnë vetëm vota e Kuvendit dhe që atë ditë ai nuk hyn më në zyrë dhe më pas hapet gara për një kryetar të ri. Berisha nuk ka ndërmend të garojë vetë. Ajo që po i bën sot demokracisë është një favor i madh duke larguar kryetarin që po mban kryetarin peng”, tha Hoxha.

Të fundit