Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-kreu i Partisë Socialiste në Berat i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim

Ish-kreu i Partisë Socialiste në Berat i bashkohet Lëvizjes
Foto e postuar nga Ardit Çela

Ish-kreu i PS në Berat Çlirim Brisku i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmin e bëri me dije drejtuesi politik i LSI-së në këtë qark, Ardit Çela.

Ky i fundit shkruan në Facebokk se Brisku do të koordinojë fushatën e LSI-së në qytetin e Beratit.

"Një socialist i ndershëm e me vlera. Një profesionist me përvojë të vyer politike dhe administrative. Z. Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit tonë fitues në qytetin e Beratit", shkruan Çela.

Ndër të tjera, ai thotë se socialistët e Beratit janë keqtrajtuar dhe varfëruar qeveria aktuale.

Të fundit