Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-kryeministri "non grata", Nishani: Basha mbajti qëndrim hipokrit, të tregojë nëse është shanatazhuar nga Berisha

Ish-kryeministri "non grata", Nishani: Basha mbajti qëndrim
Ish-presidenti Bujar Nishani komentoi qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha, pasi DASH shpalli 'non grata' ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai e cilësoi hipokrit qëndrimin e Bashës përballë kësaj çështjeje.

Gjatë konferencës për mediat të grupimit "Për PD", Nishani tha se ai që duhet të tregohet transparent është Basha, ndërsa i kërkoi të tregojë ndikimin që Berisha mund të ketë pasur tek ai, teksa drejton PD.

Ai shtoi se kryedemokrati nuk i ka mohuar asnjëherë këto zëra. Nishani tha se Berisha është modeli i ndershmërisë dhe institucionalizimit.

"Unë kam një histori personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Unë president, zoti Berisha kryeministër. Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar se Berisha është një model ndershmërie dhe institucionalizmi. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën. Qëndrimi i zotit Basha ishte hipokrit. Ai u mbështet tek kërkesa për transparencë për këtë çështje çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë transparencë, por z.Basha dhe unë e kemi të qartë.

Transparencën duhet ta bëj Basha, pasi në opinionin publik ka diskutime se është i ndikuar nga zoti Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë zoti Basha në PD. Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha", tha Nishani.

Të fundit