Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-kryetari i PS-së bashkohet me LSI-në, Kryemadhi: Kur ta grabisin shtëpinë duhet të ndërtosh një të re

Ish-kryetari i PS-së bashkohet me LSI-në, Kryemadhi: Kur ta grabisin

Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Devoll, Shkëlqim Cane i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë aktivitetit të LSI-së, Kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se shumë socialistë do bashkohen me Lëvizjen Socialistë për Integrim. Kryemadhi u shpreh se edhe ajo ishte socialiste, por kur këtë shtëpi “e grabisin", sipas saj, duhe të ndërtosh një shtëpi të re.

“Mos u shqetësoni se dhe unë në PS kam qenë! E kam filluar në PS, jam rritur në PS, por kur e grabisin shtëpinë pastaj, do duhet të ndërtosh shtëpinë e re më të fortë se ajo që është shkatërruar!”, tha Kryemadhi.

Kjo e fundit ka bërë edhe një reagim në Facebook.

“Ju mirëpres të gjithëve të bashkohemi, jo vetëm për të forcuar të majtën, por sepse kështu mund të ndërtojmë Shqipërinë ku devollinjtë, korçarët, të majtët dhe të djathtët, ata të qendrës dhe ata pa parti, të ndihen si në shtëpinë e tyre, me punësim dhe ekonomi”, shkruan Kryemadhi.

 

Të fundit