Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri Ahmetaj në SPAK, ironizon Hoxha: Të bëhet “tigër i vërtetë’ dhe të marrë Ramën

Ish-ministri Ahmetaj në SPAK, ironizon Hoxha: Të bëhet

Ish-ministri Arben Ahmetaj u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku prej më shumë se pesë orësh dha dëshminë e tij.

Në një reagim në “Facebook”, demokrati Indrit Hoxha shprehet se Ahmetaj është statistika e radhës që pritet të dërgohet tek ‘313’.

Ndërsa me tone ironizuese shkruan se duhet të bëhet ‘tigër i vërtetë’ dhe se këtë herë të marrë edhe kryeministrin Edi Rama me vete.

REAGIMI:

Arben Ahmetaj eshte thjeshte statistika e rradhes qe pritet te dergohet tek “313”! Ai duhet te behet “Tiger i Vertete” ta marri dhe Ramen kete rradhe me vete!

Të fundit