Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri i Mbrojtjes: Jemi në konflikt të hapur me Iranin, duhet analizuar siguria kombëtare

Ish-ministri i Mbrojtjes: Jemi në konflikt të hapur me Iranin, duhet

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.

Duke folur në emisioni Noë në Euronews Albania, Mediu paralajmëroi se Irani nuk do të ndalet në veprimtarinë terroriste ndaj Shqipërisë dhe muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë.

Sipas tij, vendi është në konflikt të hapur me Iranin dhe siguria kombëtare është e rrezikuar.

“Kjo na konsideron si shtete në konflikt të hapur me Iranin, se kemi strehuar rezistencën iraniane. Por veprimet e Iranit janë të koordinuara Kinën dhe Rusinë”, tha Mediu.

 

 

Të fundit