Flash News

Ditari i Opozitës

Ish ministri i shëndetësisë-qeverisë: Nisni rivaksinimin, dozat përforcuese dhe ulni moshën deri në 11-vjeç

Ish ministri i shëndetësisë-qeverisë: Nisni rivaksinimin,

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i ka kërkuar qeverisë të marrë disa hapa konkretë, nisur nga përkeqësimi i situatës së pandemisë në të gjithë botën dhe në vendin tonë.

Ai sugjeron që procesi i vaksinimit të vazhdojë vetëm me vaksinat e çertifikuara nga EMA, rivaksinim të qytetarëve që kanë marrë doza të paçertifikuara, uljen e moshës së vaksinimit në 11-vjeç dhe më pas në 5-vjeç, nisjen e aplikimit të dozës përforcuese dhe zgjerimin e kapaciteteve, përfshirë ato spitalore.

Shehu kërkon që qeveria të veprojë pa vonesë, para se të jetë tepër vonë, duke theksuar se numri i vërtetë i viktimave është mbi 16 mijë. Ai shton se shifrat nuk mund të fshihen më, duke i akuzuar autoritetet për mostransparencë.

Të fundit