Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri i Shëndetësisë: Shqipëria, i vetmi vend në Evropë pa kontratë dhe buxhet për vaksinën anti-Covid

Ish-ministri i Shëndetësisë: Shqipëria, i vetmi vend në

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar sërish kryeministrin Rama në lidhje me blerjen e vaksinës anti-Covid, pasi sipas tij po udhëheq shqiptarët drejt "imunizimit të tufës".

Ish-ministri vlerëson faktin se qeveria e Kosovës ka miratuar fondin prej 40 milion euro për të blerë vaksinën, ndërsa Shqipëria mbetet “në det të hapur”, pa asnjë kontratë, traktativë dhe pa buxhet per të miratuar për vaksinimin.

Postimi i plotë:

Bravo Kosova, ndersa Rama po “udheheq” Shqiptaret drejt “imunizimit te tufes”, ose ndryshe sakrifikimit!
1-Qeveria e Kosoves miraton nje fond te vecante minimalisht prej 40 M E per te blere direkt Vaksinat Covid, per te gjithe popullesine.
Edhe Kosova ka aplikuar tek COVAX si Shqiperia, por duke e kuptuar ngadalesine dhe sasine e vogel qe siguron ai mekanizem, tashti po kerkon te bleje direkt vaksinat.

Shqiperia ngel keshtu vendi i vetem ne Europe “ne det te hapur”, pa asnje kontrate, traktative dhe pa buxhet te miratuar per vaksinimin, e bazuar vetem te “mareveshja e angazhimit” me COVAX, ku ka paguar 1,4 ME, kur vendit i duhen reth 5,5 M doza!
Nderkaq mbreme Agjensia Britanike certifikoi vaksinen Oxford\AstraZeneca, ai vend ka blere 100 M doza te saj per te filluar me 4 Janar perdorimin.

Po keshtu ditet e para te Janarit edhe EMA do te miratoje kete vaksine, nga e cila BE ka kontraktuar 400 M doza.
E permenda Oxford\AstraZeneca sepse ajo do te ishte nje vaksine e pershtateshme per vende e i yni: ka nje cmim te ulet reth 2,8 E, mund te transportohet e konservohet ne kushte te zakoneshme frigoriferike dhe nje efikasitet te larte.
Por fatkeqesisht Qeveria jone nuk ka hapur asnje traktative edhe me kete kompani.

2. Kjo Qeveri e pa pergjegjeshme, sic duket qartesisht nga te gjitha veprimet apo mos veprimet e saj kerkon qe duke e lene gjendjen ne “renie te lire” te coje ne menyre cinike tek “imuniteti i tufes”, me nje cmim shume te larte kjo per jetet e humbura, shendetin e shkaterruar, cmimin e larte social e te ekonomise.
Kjo eshte nje strategji mizore, per te justifikuar te cilen po perhapen edhe disa “shifra” imunizimi, qe vecse kerkojne t’i mbushin mendjen njerrezve se:
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, qe si nje “fanar ndricues” nuk ka nevoje per testime, as per Vaksina, sepse populli “heroik” shqiptar nen udheheqjen “largpamese” te Rilindjes po e perballon me forcat e veta kete “agresion”.

Të fundit