Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri Imami: Basha dha urdhrin për 21 janarin, Berisha ishte në zyrë

Ish-ministri Imami: Basha dha urdhrin për 21 janarin, Berisha ishte në

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha nuk është përgjegjës për ngjarjen e 21 janarit.

I ftuar në Euronews Albania, Imami thotë se Berisha ka qenë në zyrë atë ditë dhe urdhri për të qëlluar është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.

Ai tha se 21 janari ka qenë grusht shteti dhe Lulzim Basha, së bashku me Edi Ramën kanë përfituar, pasi Basha u bë kryetar bashkie dhe Rama kryeministër.

Gjatë një deklarate për shtyp Lulzim Basha tha për hyrjen në PD të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij se nuk do të veprojë si Berisha me 21 janarin.

Për Arben Imamin, kjo deklaratë e Bashës ishte një vetdeklarim që ka qenë përgjegjës për 21 janarin dhe për ngjarjet që pasuan këtë ditë të shënuar.

“Tani kanë filluar të vetë-deklarohen. Deklarata e Lulzim Bashës për 21 janarin ishte vetë-deklarim. Një mendje djallëzore ka arritur të organizojë këto figura”, u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes.

 

 

Të fundit