Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri krahason çmimin e testeve të shpejta në Shqipëri me vendet e tjera: Janë mjegullnajë dështimi

Ish-ministri krahason çmimin e testeve të shpejta në
Foto ilustrim/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e cilësoi “zhurmë”, futjen e testeve të shpejta, ndërsa shtoi se janë “mjegullnajë e dështimit”.

Ai thotë se kostoja me të cilën u blenë testet e shpejta në Shqipëri është shumë herë me e lartë se në vendet e tjera, duke marrë shembull Gjermaninë.

“U blene 100 mije teste te shpejta imunologjike duke u shpenzuar 150 M leke te reja me TVSh, kur kosto e nje te tille ne Gjermani eshte 6,5 E, si dhe do te perdoren vitin e ardheshme dhe 4,5 M Euro, shume pak per depistim”, shkruan ish-ministri në Facebook.

Ai thotë se kryefjalë e situatës aktuale është sigurimi sipas cilësisë e sasive Europiane të vaksinës anti-covid dhe jo sipas atyre Afrikane.

Shehu ka dhënë dhe një sërë sugjerimesh, që sipas tij duhet të aplikohen menjëherë nga autoritetet përgjegjëse.

 

Të fundit