Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri: Rregjimi i Tiranës nën mësimet e Pekinit fshehu të dhënat me Covid?!

Ish-ministri: Rregjimi i Tiranës nën mësimet e Pekinit fshehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu akuzon autoritetet përgjegjëse se fshehën numrin e viktimave nga Covid-19. Sipas tij, në Shqipëri u veprua njësoj si në Kinë, duke mos bërë transparencë.

Shehu thotë se që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar mbi 22 mijë viktima, ndërsa hedh akuza për keqmenaxhim të situatës.

Ai thotë se numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në raport me popullsinë e rendit Shqipërinë si vendin e tretë më të goditur në botë.

Shehu shkon më tej me akuzat ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe lidhjet e saj me Kinën.

Reagimi i plotë:

E kam theksuar qe ne ate periudhe, shkaku i vdekjes Covid zevendesohej me ate te semundjeve shoqeruese apo te komplikacioneve, ne dokumentat zyrtare.

Rregjimi me akuzoi per disinformim! Por genjeshtra gjithemone i ka „kembet e shkurtera“. Ne fund te vitit „vdekjet plus“ nuk mund te fshiheshin.

Shqiperia si pasoje e keq menaxhimit Covid ka humbur mbi 22 mije jete, prej fillimit 2020, disa here me e larte kjo se te dhenat zyrtare epidemiologjike.

Duke zene keshtu vendin e trete ne bote per fryme popullesie. Edhe per humbjet e mjekeve po keshtu, humbem 50 kolege.

Dhe diferenca me te dhenat operative zyrtare ishte fale mos vendosjes se shkakut real te vdekjes Covid, por zevendesisimit te tij me diagnozat shoqeruese ose te komplikacioneve.

Taktike kjo e perdorur edhe ne Kine ne baze te dokumentave zyrtare te dala, por jam i bindur, edhe ne vendet e tjera autokratike ka ndodhur.

Tjetersohej shkaku i vdekjes… Une nuk jam i sigurte per origjinen e kesaj „taktike“ te rrezikeshme. Rilindja jone e huazoi nga Kina, apo Kina nga Tirana?! Apo ishte nje “manual”, qe qarkullonte ne fshehtesi midis vendeve e rregjimeve autokratike!

Pa dyshim keto rregjime, ne menyre te dukeshme apo te padukeshme kane komunikimet e tyre. Sepse i perkasin te njejtes “familje” ne politike, afinitete, mentalitet, qellime… Dhe te jeni i bindur se tashti qe Rama nen mesimet e Vucic hoqi dhe vizat per qytetaret kineze…

Keto lidhje, influenca, kjo aleance me Kinen, si pjese e bashkesise autokratike ku ky rregjim ka futur dhe vendin tone, do te “celnikosen”!

Të fundit