Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministrja e Integrimit: Mund të ketë rrezik për bllokim ose kthim pas të procesit drejt BE-së

Ish-ministrja e Integrimit: Mund të ketë rrezik për bllokim ose

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha ka komentuar përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

E ftuar në News24, Gjosha u ndal te rëndësia e raportit IBAR, duke theksuar se ai përfaqëson kriteret e ndërmjetme të procesit të negociatave dhe lidhet ngushtë me funksionimin e shtetit të së drejtës.

Sipas saj, një nga çështjet kryesore mbetet reforma në drejtësi dhe niveli i pavarësisë së saj nga politika. Ajo ngriti pikëpyetje mbi ndërhyrjen e mundshme politike në sistemin gjyqësor dhe mënyrën se si drejtësia përdoret në raste të caktuara.

Në përfundim, ajo paralajmëroi se nëse vazhdojnë pikëpyetjet mbi këto procese, integrimi mund të përballet me vonesa serioze, madje edhe me bllokim apo kthim pas, në rast se vendet anëtare të BE-së nuk binden për përmbushjen e kritereve nga Shqipëria.

Të fundit