Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-oficeri i Gardës në takim me Berishën: Ata lepujt, Lul Bashën e Gaz Bardhin, i hamë me dhëmbë

Ish-oficeri i Gardës në takim me Berishën: Ata lepujt, Lul

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot në Lezhë takimin e tij në kuadër të fushatës zgjedhore për kreun e ri të PD.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët, fjalën e mori një qytetar i cili u prezantuar para Berishës si ish-oficeri i Gardës së Republikës që i ka shërbyer dikur ish-kryeministrit.

Demokrati nuk la pa përmendur ish-kreun e PD Lulzim Bashën dhe deputetin Gazment Bardhi. Për ta ai deklaroi se janë ‘lepuj që mund t’i hanë me dhëmbë’, teksa përshëndeti Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim,  Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

Të fundit