Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-studenti i Dhjetorit: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në kleptokraci, ëndrra e 90-ës mbetet e parealizuar

Ish-studenti i Dhjetorit: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në

Një prej studentëve të dhjetorit të 1990-ës, Ilir Pencikaj, akuzoi qeverinë për instalimin e një “kleptokracie”. Pencikaj tha se qeveria ka tradhëtuar ëndrrën e Dhjetorit 1990 për një Shqipëri demokratike.

Nga Foltorja Pencikaj deklaroi se ideali për të cilin u luftua tre dekada më pare, mbetet i parealizuar.

“Nëntori i ftohtë, dhjetori i ftohtë, solli ditë të bardha për Shqipërinë dhe shembi diktaturën. Ne kishim një ëndërr për të bërë Shqipërinë demokratike, ëndërr e cila edhe sot e kësaj dite është ngel një ëndërr e parealizuar sepse të bijtë e bushtrës të diktaturës e rikthyen përsëri të strukturuar në një kleptokraci, e cila po uzurpon çdo degë, çdo qelizë të jetës tonë. Ne tani më e dimë se hajdutëria është ulur këmbëkryq në këtë qeveri, në këtë qeverisje.

Mbi 1.2 milionë filiza të rij, mbi 1.2 milionë, ajo që sot të gjithë Europën kleptokratike po e kthen përmbys, që quhet gjenerata X. Por të gjitha këto që kjo qeveri ka bërë, ne nuk duhet të na atrofizojnë. Ne nuk mund të dorëzohemi përpara këtyre hajdutëve. Ne nuk mund të dorëzohemi përpara këtyre kriminelëve. Ne strukturën e tyre duhet ta rrëzojmë. Ajo që kishim në zemër në vitin '90, ne sot duhet ta kemi në zemër dhe në mendje. Që Shqipërinë ta kthejmë demokratike, që të përballemi dhëmb për dhëmb dhe t'i shkatërrojmë çdo qelizë të hajdutërisë së këtyre njerëzve. Sepse Shqipëria është e jona. Shqipëria nuk është e një grupi kriminelësh, Shqipëria është e shqiptarëve”, u shpreh nga Foltorja Pencikaj.

Të fundit