Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-zëvendëskryeministri ndërroi jetë, Berisha: Mirënjohje për kontributin e çmuar

Ish-zëvendëskryeministri ndërroi jetë, Berisha:

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Ai ndërroi jetë një ditë më parë pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Xhaja ishte një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur miq, ish-zëvendëskryeministri dhe ministër për industrinë, energjetikën dhe burimet minerale në qeverinë e parë të Partisë Demokratike Abdyl Xhaja mbylli sytë përgjithmonë. Abdyl Xhaja, intelektual ekonomist, u bashkua me lëvizjen demokratike në fillimet e saj dhe përfaqësoi i kandiduar nga PD qytetarët e Elbasanit në parlamentin e vendit.

Si ministër dhe zëvendëskryeministër ai përmbushi me përkushtim, nder dhe dinjitet misionin e tij dhe dha një kontribut të çmuar në reformat e transformimit të ekonomisë shtetërore të falimentuar socialiste në ekonominë e tregut të lirë. Abdyl Xhaja ishte një qytetar, prind, bashkëshort shembullor.

Duke shprehur mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të çmuar dhe bashkëpunimin që kemi pasur, i shpreh familjes së të ndjerit Abdyl Xhaja, të afërmve dhe miqve të tij ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem Zotit së bashku me ta që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin.

 

 

Të fundit