Flash News

Ditari i Opozitës

“Isha dërguar në negociata për t’u vrarë në betejë”, Bylykbashi: Basha nuk po kontribuon në bashkim

“Isha dërguar në negociata për t’u vrarë në

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Lulzim Basha nuk po kontribuon për bashkimin e PD-së. Ai ka deklaruar për “Kjo Javë” se Basha nuk ka patur prioritet interesin e demokratëve.

“Ajo që shtrohet sot, është që Basha në këtë proces që thotë se po bën, apo kontribuan në bashkimin e partisë? Jo nuk po e bën. Duhet ta bëjë. Largimi nga grupi parlamentar i Berishës ishte antikushtetues.

Kisha pikëpyetjet e mia që do ta merrte atë vendim, por mendoja që Basha do të kishte prioritet interesin e PD dhe një parti e përçarë nuk fiton”, u shpreh deputeti.

I pyetur se kur u ndanë rrugët me Bashën, Bylykbashi tha se në 2017-ën i ka kërkuar ish-liderit Sali Berisha të rikthehej me arsyetimin se Basha nuk do t’i çonte në fitore.

Vendime të gabuara, Bylykbashi renditi “çadrën”, humbjen e vitit 2017, marrëveshjen e 2017-ës dhe djegien e mandateve.

“Isha dërguar në negociata për t’u vrarë në betejë, por diçka që ndodhte ndryshe më pas, por ajo është çështje e tij dhe një gjë e tillë nuk më ka ndodhur me Berishës. Në 2017 i kam kërkuar zotit Berishës të rikthehej se Basha nuk na çonte në fitore.

Ndërgjegjësimi se Basha duhet të largohej ka qenë më herët…Por mund të them që kur na solli në 16 maj 2021 aktin e thirrjes për zgjedhjet e reja për kryetar i kam dalë kundër, duke i thënë se nuk ishte koha…Kam kërkuar një analizë dhe të mbahej llogari për vendimet e mëdha strategjike të gabuara, çadra, humbja e 2017, marrëveshja e 2017, djegia e mandateve, këto janë gabime strategjike që groposin një forcë politike…”, ka thënë më tej Bylykbashi.

 

Të fundit