Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
"Ishte porositur të bënte atentat", Berisha: Rama e çoi me avion Durim Bamin në Vjenë te McGonigal
Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka marrëme avion Durim Bamin, i njohur si i forti i Niklës dhe e çoi në Vjenë te ish agjenti i FBI, McGonigal.
Nga tubimi qytetar, Berisha tha se e çoi Bamin në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat.
Berisha: Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm, Durim Bami.
Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit.
Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin.
Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës.
A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat?
Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse.
Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet.
Janë ministra, zëvendëskryeministra dhe kryeministri vetë.