Flash News

Ditari i Opozitës

Ishte pranë tij në momentin e sulmit, Hajdari: Berisha qetësoi turmën, opozita mori kurajë prej tij

Ishte pranë tij në momentin e sulmit, Hajdari: Berisha qetësoi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili u godit një ditë më parë me grusht nga një i ri gjatë protestës së opozitës.

Duke folur në News 24 demokratja Hajdari tha se ishte një akt i turpshëm, ndërsa shton se kjo ngjarje mund të precipitonte edhe më shumë.

“Kam qenë aty dhe i jam afruar pranë sapo ishte qëlluar. ishte një situatë rrëqethëse, që mund të kishte pasur tensione më të mëdha. Ishte vetë Berisha që e qetësoi turmën. Ishte guximi i tij, qetësia e tij, fakti që eci përpara drejt foltores, në podium ku doli për t’i komunikuar protestuese se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ajo goditje e fortë mund të kishte tronditje fizike, por i mblodhi të gjitha forcat. Por mendoj se opozita mori kurajë totale nga ai, pasi ishte moment i vështirë për të gjithë. Të mendosh që këtë ngjarje e ka inskenuar Berisha, që të qëllojë veten e tij, është absurde.

Në momentin kur u bë goditja isha në protestë kur doli ajo letër, vërtetim mjekësor, që agresori kishte të meta mendore. Mu duk totalisht një gjë e stisur. Që nga letra e ngjarjet më pas, nuk e kanë trajtuar këtë ngjarje me seriozitetin e duhur”, u shpreh Hajdari.

Të fundit