Flash News

Ditari i Opozitës

Iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës, Basha ‘ndëshkon’ Oerd Bylykbashin

Iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës, Basha

Deputeti i PD, Oert Bylykbashi u shfaq sot në ‘foltoren’ e ish kryeministrit Sali Berisha në Durrës.

Po ashtu, edhe në mbledhjet e PD në selinë blu ai ka qenë një nga zërat kritikë të vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentare.

Basha duket se nuk e ka mirëpritur aspak këtë qëndrim të Bylykbashit, duke bërë që t’i heqë drejtimin për Reformën Zgjedhore dhe duke ia besuar Enkelejd Alibeajt.

Kujtojmë se Basha sot u takua me një delegacion të OSBE-ODIHR i cili mbërriti në selinë e PD për të dhënë rekomandime për përmirësimin e reformës zgjedhore, por Bylykbashi nuk ishte i pranishëm në takim.

Siç duket edhe nga foto e publikuar nga zyra e shtypit të PD, Basha qëndron mes sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeajt.

Iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës, Basha

Po ashtu, në takimin e radhës të Berishës sot u shfaqën edhe deputetë të tjerë si Paloka, Flamur Noka, Igli Cara, Tritan Shehu, etj.

 

Të fundit