Flash News

Ditari i Opozitës

Iu bashkua Kuvendit Kombëtar, Topalli: Sot dita për të bërë kthesën, s'ka nevojë për karrige për të bërë beteja

Iu bashkua Kuvendit Kombëtar, Topalli: Sot dita për të

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për mediat para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD.

Topalli tha se sot është një moment kyç për PD-në dhe se ndodhet në Kuvend për të bërë ndryshimin.

“Kurrë më shumë se sot vendi nuk ka pasur nevojë për opozitë reale dhe opozitë të vërtetë. Ne duhet t’u rikthemi vlerave dhe pushtetit moral. Opozita duhej të ishte pushtet moral. Sot është një moment kyç kur PD mund të kthehet te vlerat e saj.

 Edhe pa qenë deputete, pa qenë në PD, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën. E vërteta është forca e çdo njeriu.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlerat. Kërkohet një opozitë reale, jo një opozitë false. Sot është dita me bë opozitë, prandaj jam sot këtu”, u shpreh Topalli.

 

  

Të fundit