Flash News

Ditari i Opozitës

Iu bashkua në ‘Foltore’, deputetja e Korçës: Jemi në pikën tonë më kritike; Berisha: Vota, mënyra për ta kapërcyer

Iu bashkua në ‘Foltore’, deputetja e Korçës: Jemi

Sorina Koti është një tjetër deputete që iu bashkua sot lëvizjes së ish kryeministrit Sali Berisha në foltoren e mbajtur në Korçë.

Ajo ka marrë fjalën dhe në prani të Berishës tha se PD ndodhet në pikën më kritike.

Kemi të gjithë bashkë, sot jemi në pikën tonë më kritike , në një debat të brendshëm. Nuk doja që demokratët të ndodheshin në këtë situatë. Është shumë e vështirë. Po ju kërkoj si themelues të PD si një nga njerëzit që keni udhëhequr këtë forcë në vitet e suksesit të gjejmë një rrugëdalje, një forcë pozitive për të ringritur PD në pushtetin e saj. Të gjithë ne që shikoni ju doktor besojnë në atë logo në PD, besojmë në vlerat demokratike, tradicionale dhe konservative, forca jonë është bashkimi. PD është më e rëndësishme se cdo gjë”, tha deputetja, të cilës iu përgjigj menjëherë Berisha.

Sipas tij, mënyra e vetme për të kapërcyer këtë situatë është vota.

Falënderoj praninë tuaj dhe shqetësimin e drejtë që shprehe. Nëse më pyet mua se nga duhet tja nisim për ta kapërcyer këtë situatë, nga përvoja ime 30 vjecare them se njerëz me ideale ia nisim nga vota. Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk pati integritetin për të dhënë dorëheqjen që është standardi më normal, pas kësaj ai ndërmori vendime që nuk duhej ti merrte kurrë se statuti thotë ndryshe.

Mund të mblidhej Këshilli Kombëtar por meqë u krijua kjo klimë e paprecedente, kur jashtë çdolloj norme merr vendim që se ka në kompetencë, thamë të mbledhim Kuvendin se kemi forumin më të lartë dhe aty të përcaktojmë disa rregulla. Së pari, mos të mundet kush të mendoje që vendos për forumin që s’i takon, pakënaqësitë me motive janë të shmangshme.

Duhet të bashkohemi. I thoja, ki kujdes shumë, cdo njeri që largohet na pakëson, kryetari duhet të jetë shumë tolerant. Cdo njeri që si shkonte përshtat e largonte.

Agron Shehu meritonte të ishte në kryesi se e votuan 20%. Ai që ka konkurruar për kryetar ka mbetur anëtar kryesie. Cdo njeri që kundërshtoi humbi vendin e tij. Kështu shkojmë duke krasit veten, kjo duhet të marrë fund.

Pse vota është antiamerikane? I kemi potencialet e bashkimit, me votë. Ky mekanizëm na ka shpëtuar ne”, tha Berisha.

Të fundit