Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nuk tërhiqet: Sot është vetëm faqja e parë, asgjë nuk e pengon ortekun e demokratëve

Berisha nuk tërhiqet: Sot është vetëm faqja e parë,

Ish kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga mbështetës të tij ka lënë selinë e PD e cila është marrë nën kontrollin e policisë pas përshlallëzimit të situatës.

Duke iu drejtuar kryeminbistrisë, Berisha ka folur për mediat, duke thënë se nuk tërhiqet.

Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë e cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të punës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë.

Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Kjo është një betejë e cila nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj, vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë, këta janë shqiptarët e lirisë, ata që mendojnë se do mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre gabohen rëndë.

Janë populli i referendumit të Shqipërisë, janë qytetarët të cilët rikthyen në PD votën e lirë. Asgjë nuk e pengon ortekun e tyre. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut i cili u mbrojt me metodat më banditeske, u mbrojt me të gjithë egërsinë e narko-banditëte të Edi Ramës. Mirënjohje ndaj qytetarëve që bënë historinë me protestën e tyre”, u shpreh Berisha.

Të fundit