Flash News

Ditari i Opozitës

“Iu prishëm rehatinë e vjedhjes”, Kryemadhi iu përgjigjet akuzave për ‘prishje imazhi’ pas denoncimeve për inceneratorët

“Iu prishëm rehatinë e vjedhjes”, Kryemadhi iu

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave se për përfitime politike dhe prishje imazhi, akuza të cilat kanë ardhur pas denoncimeve për aferën e incenertaorëve.

Në një postim në Facebook, ku Kryemadhi ka ndarë edhe një video nga inceneratorët, shkruan se ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Kryemadhi shton se nuk mjafton faktin që vjedhin 100 mijë euro dhe që drejtësia ende nuk po merret me inceneratoët, por akuzojnë edhe për prishje imazhi.

Kryemadhi i bën thirrje mediave të shkojnë dhe të shohin atë se çfarë në të vërtetë ndodh me inceneratorët.

Postim:

“Hapu dhe', hapu dhe' të futem”.

Kështu bërtiste “Tana” tek filmi “Përrallë nga e Kaluara”. E pra çudia ndodhi!

Inceneratoristët e Sharrës kanë reaguar, e madje edhe kanë akuzuar për “prishje imazhi” e më tej akoma e kanë akuzuar Monika Kryemadhin dhe Partinë e Lirisë për benefite politike. Madje madje, kanë “guxuar” deri aty sa të ftojnë edhe mediat për të parë “kryeveprën e tyre”.

E pra të nderuar miq, ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

Nuk mjafton fakti që vjedhin 100mijë €/ditë, nuk mjafton fakti që SPAK dhe BKH merret me katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e gjerë në Vlorë, madje merret edhe me vibratorë…vetëm me Inceneratorin e Tiranës nuk merret, por tani reagojnë të indinjuar dhe inceneratoristët. Mesa duket u kemi prishur “rehatinë e vjedhjes”.

E pra të nderuar qytetarë, sot më shumë se kurrë zë vend shprehja: "Hapu dhe', hapu dhe'", por para se të futemi “ne”, uroj të futen plehrat pasi të diferencohen dhe të kalojnë proceset e tjera për të cilat paguajmë përditë të gjithë ne.

Inkurajojmë mediat të shkojnë e të shohin realisht sesi vidhen 100 mijë €/ditë nga INCENERATORISTËT FANTAZËM në Tiranë.

Të fundit