Flash News

Ditari i Opozitës

"Ja krenaria e Ballukut", Himçi publikon pamjet: Rruga Ura e Mirakës–Polis–Gureshpate u shemb 2 muaj pas ndërtimit

"Ja krenaria e Ballukut", Himçi publikon pamjet: Rruga Ura e

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi ka denoncuar gjendjen e rrugës Ura e Mirakës – Polis – Gureshpate, duke deklaruar se ajo është dëmtuar vetëm dy muaj pas ndërtimit.

Teksa publikon edhe pamjet nga rruga e shembur, ai denoncon se rreth 2 milionë euro fonde publike janë shpenzuar për këtë projekt.

"Ky është shembulli dhe forma e korrupsionit të parave të hedhura dëm nga qeveria. Kjo është krenaria e Belinda Ballukut dhe e kryeministrit Edi Rama që me shumë bujë e ka inauguruar këtë aks dhe sot rrezikon të shkëputet totalisht", tha Himçi. 

Himçi paralajmëroi se për shkak të dëmtimit të rrugës, banorët e njësisë administrative Polis rrezikojnë të mbeten të izoluar.

Të fundit