Flash News

Ditari i Opozitës

"Jam gati", Berisha tregon kushtin e vetëm për t'u takuar me Ramën

"Jam gati", Berisha tregon kushtin e vetëm për t'u

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar kushtin e vetëm që mund të çonte në një takim të tij me kryeministrin Edi Rama.

Duke folur në një konferencë me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se do të ishte i gatshëm vetëm për të përcaktuar Senatin e Republikës, pra duke zvogëluar numrin e deputetëve. 

"Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.

Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka.", tha Berisha. 

 

Të fundit