Flash News


Ditari i Opozitës

“Jam i shokuar me rezultatin e 11 Majit”/ Edmond Spaho: Këto ishin zgjedhjet e mia të fundit

“Jam i shokuar me rezultatin e 11 Majit”/  Edmond Spaho: Këto

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka njoftuar largimin e tij nga jeta aktive parlamentare, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit si tronditës.

Në një postim në rrjete sociale, Spaho tha se këto ishin zgjedhjet e fundit të karrierës së tij në Parlament dhe falënderoi familjen për mbështetjen e dhënë ndër vite, si dhe strukturat e PD në Maliq dhe Qarkun e Korçës për besimin e vazhdueshëm.

“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament,” shkruan ai.
Ai u shpreh mirënjohës për qytetarët që e kanë votuar dhe mbështetur gjatë 35 viteve në politikë, duke kërkuar ndjesë që nuk arriti të bënte edhe më shumë për ta.

 

Të fundit