Flash News

Ditari i Opozitës

"Jam ishsocialiste e zhgënjyer nga këta plera", një vajzë i ndërpret rrugën Bashës: Më mirë të vdesim nga virusi sesa të shtypemi nga ai

"Jam ishsocialiste e zhgënjyer nga këta plera", një

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Fier për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Ashtu si edhe në qytetet e tjera, kryedemokrati është pritur masivisht nga qytetarët, me autokolonë me makina, flamuj dhe brohorima.

Para tyre, Basha u shpreh se erën e ndryshimit e ndjen kudo, ndërsa u bëri thirrje të ruajnë distancën.

“Më keni falur emocione të jashtëzakonshme por asnjëherë si sot me këtë pritje të mrekullueshme. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri. e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj. Era pozitive e ndryshimit do të sjellë mirëqënien. Ju falënderoj nga zemra. E di se kur era e ndryshimit frynë, 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptar. Dua t’ju lus të vazhdojmë të respektojmë kushtet në të cilat ndodh kjo fushatë, të mbajmë maskën dhe distancën. Të çojmë edhe më lart frymën e shpresës dhe ndryshimit. Bashkë do të fitojmë. Shqipëria do të fitojë,” tha Basha.

Pas mesazhit për mbështetësit, Basha ka vijuar me takime me qytetarë dhe biznese të vegjël, ku rrugës është ndalur nga një vajzë e re, e cila tha se ishte socialiste, por shumë e zhgënjyer nga Qeveria

“Fitore e madhe. Unë jam një ish socialiste e zhgënjyer, e demoralizuar nga këta manipulatorë, nga këta plera. Një kryeministër që del edhe thotë këta legena. Një kryeministër që ka qenë tetë vjet dhe thotë kemi bërë vetëm gjysmë  e rrugës. Do edhe tetë vjet të tjera të na shtypi, të na vrasi. Në në mirë të mblidhemi këtu të vdesim nga virusi sesa të shtypemi nga ai maskara. Jam Kamela Troka, më njohin të gjithë se kush jam. Jeni e vetmja shpresë” tha vajza.

Basha kishte planifikuar ta vizitonte ditën e djeshme Fierin, por e anuloi për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Të fundit