Flash News

Ditari i Opozitës

“Jam Sali Berisha or budallenj”, kreu i PD: Mjerë ai që mendon se mund të shkelmojë Kushtetutën supreme

“Jam Sali Berisha or budallenj”, kreu i PD: Mjerë ai që

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj kritikave se po thyen vendimin e gjykatës me fjalimet që mban çdo ditë  nga dritarja e banesës. 

Ai u shpreh se respekton Kushtetutën demokratike të vendit, por përveç asaj tha se ka edhe një Kushtetutë të dytë, atë të ndërgjegjes së tij.

Kjo betejë, kjo rrugë po e tmerron atë çdo ditë.

Dëgjoni dhe shikoni hajdutët që kanë frikë të tmerrshme sepse nga mëngjesi deri në darkë, gromësijnë vjedhjet e tyre.

Dëgjoni çfarë thonë, po flet, po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet Sali Berisha.

Më lejoni t’u them këtu, or budallenj, unë jam Sali Berisha.

Dhe dëgjoni këtu t’u them se Sali Berisha ka një Kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh sepse ajo është Kushtetutë demokratike.

Por krahas saj, kushdo që e shkel atë, Sali Berisha ka një Kushtetutë të dytë, të cilën nuk ia shkel dot njeri mbi tokë përveç Zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij.

Mjerë ai që mendon dhe beson se mund t’i shkelmojë Sali Berishës, Kushtetutën supreme, Kushtetutën e ndërgjegjes së tij”, tha Berisha ndër të tjera.

  

Të fundit