Flash News

Ditari i Opozitës

Jamarbër Malltezi padit kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën dhe dy prokurorë në GJKKO

Jamarbër Malltezi padit kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën dhe dy

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka dorëzuar një kallëzim penal në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kundër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe dy prokurorëve, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

Në kallëzimin e tij, Malltezi akuzon kryeministrin Rama për shpërdorim detyre, me një dëm prej 340,000 euro, i cili sipas tij është vërtetuar me një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ndërkohë, Taulant Balla akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ndaj prokurorëve Millonai dhe Kraja ngrihen akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim.

Pjesë nga kallëzimi i bërë:

Kërkoj:

1. Prishjen e vendimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, "Për mosfillimin e proçedimit penal, që ka të bëjë me kallëzimin nr. 264, datë 18.11.2024"

2. Urdhërimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të regjistruar procedimin penal ne referim të materialt kallëzues nr. 264, datë 20.11.2024 per shtetasit Edi Rama dhe Taulant Balla.

3. Dërgimin e materialit kallëzues per prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë qe te shmanget konflikti i interesit mes prokuroreve te te njejtit institucion.

Me respekt,

PROF. DR. Jamarbër Malltezi

Të fundit