Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë 100 gardistë brenda, PS e blindoi Kryesinë”, Bardhi paralajmëron Nikollën

“Janë 100 gardistë brenda, PS e blindoi Kryesinë”,

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se aksioni opozitar do të vijojë për të mos lejuar seancat normale në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë një deklarate për mediat, Bardhi tha se sot kishte 100 forca të gardës që kanë marrë në mbrojtje deputetët e PS-së.

Gjithashtu Bardhi paralajmëroi Nikollën që “do të ketë pasoja nëse do të mbushë korridoret me punonjës garde për të dhunuar deputetët e opozitës do duhet të presë pasojat”.

Gazment Bardhi: “Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës.

Kemi bërë propozimet tona për përbërjen e komisionit dhe mazhoranca do duhet të respektojë kërkesën e opozitës që të përfaqësohen në komisionin e posaçëm me ato kolegë deputetë që ne dëshirojmë të na përfaqësojnë.

Së treti ka të bëjë me një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e Parlamentit bën me urdhër politik të Edi Ramës në punët e grupit parlamentar të PD.

Se kush është grupi parlamentar i PD dhe si rregullohemi në organizimin tonë të brendshëm kjo s’është punë as e Edi Ramës, as e kukullës së tij, që është kthyer në një manekin dhe riprodhon porositë e Edi Ramës.

Derisa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj, dhe mazhoranca ta harrojë që do kryejë veprimtari normale. Mund të sjellin 200-300 forca të gardës herën tjetër. Nëse kryetarja e Kuvendit duhet të mbushë korridoret me punonjës garde për të dhunuar deputetët e opozitës do duhet të presë pasojat”

Të fundit