Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë dekore për të zbukuruar daljet e kryetarit”, Kadilli: FRPD dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhen transformuar  

“Janë dekore për të zbukuruar daljet e kryetarit”,

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli akuzon kreun aktual, Lulzim Basha se nën drejtimin e tij FRPD dhe Lidhja Demokratike e Gruas janë vetëm dekore për të zbukuruar daljet e tij.

Duke marrë shkas nga organizimi sot i konferencës me temë “Fushata zgjedhore dhe komunikimi”, Kadilli e ka cilësuar paturpësi këtë organizim pas mbi një muaj nga zgjedhjet.

“Lidhja Demokratike e Gruas e abuzuar.

Konferenca e sotme e Lidhjes Demokratike të Gruas është prova më e mirë pse organizatat partnere të PD duhet të rikonceptohen. Një muaj e gjysmë pasi kanë mbaruar zgjedhjet organizojnë një konferencë me gratë demokrate - “Fushata Zgjedhore dhe Komunikimi”. E vetmja fushatë dhe i vetmi komunikim është ai që i duhet Kryetarit në detyrë. I duhet që të ketë edhe një dritare plot dekor për të folur dhe për tu ndjerë i mbështetur dhe i adhuruar.

Ja pse duhen transformuar si FRPD ashtu edhe LDG. Sepse janë vetëm dekore për të zbukuruar daljet e kryetarit. Sepse janë më të panevojshme sa “kofini pas të vjelave”.

Fushata zgjedhore dhe komunikimi, pasi ka mbaruar fushata, nuk është shaka, është paturpësi, shkruan Kadilli një postim në rrjetet sociale.

 

Të fundit