Flash News

Ditari i Opozitës

"Janë harram ato para!", Basha vijon denoncimet: 400 mln euro të shqiptarëve shkojnë për tendera dhe inceneratorë

"Janë harram ato para!", Basha vijon denoncimet: 400 mln euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ditën e sotme për të denoncuar aferën korruptive- sipas tij-  të qeverisë me inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se "janë harram ato para të shqiptarëve të investohen në projektet të tilla korruptive."

“Plani me 5 pika, paratë e taksapaguesve për t'u përballur me krizën e thellë shëndetësore e ekonomike, jo për inceneratorët. Vendet e tjera po ndalin edhe investimet e pastra publike; kjo qeveri dhe ky kryeministër vazhdon të vjedhë fondet publike.

Një pjesë e medias po censuron denoncimet për mafian e inceneratorëve. Ky grup kaq i strukturuar kriminal i përbëë nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Klodian Mërtiri.

Kosova u jep sot bizneseve 60 milion euro, Shqipëria nuk u jep pensionistëve një shtesë mujore prej 20 mijë lekësh .Janë harram ato para. Janë para që duhet të ishin investuar tek shqiptarët, por që kalojnë për inceneratorët.

I bëj thirrje medias: refuzoni paratë e mafias dhe denonconi aferën e mafias së plehrave!

400 milionë euro të shqiptarëve gjatë perjudhës së pandemisë shkojnë për tendera dhe inceneratorë. Vendet e tjera kanë shkuar deri në ndalimin e investimeve publike, për të ndihmuar qytetarët, biznesin, këta në mes të pandemisë vijojnë të vjedhin haptazi.

Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar tregon qartë që vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga qytetarët shqiptarë është raportuar si e investuar. Në mes të pandemisë vjedhin haptazi. Dhe KLSh ka konstatuar të njëjtën gjë. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave. Ky është raporti i KLSh-së për inceneratorët për mafian e plehrave”, është shprehur Basha.

Të fundit