Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë mes dy krizave”, Basha: Kam marrë mijëra mesazhe ditët e fundit, ç’më shkruajnë shqiptarët

“Janë mes dy krizave”, Basha: Kam marrë mijëra

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur sërish thirrjen ndaj qeverisë shqiptare që të ofrojë mbështetje financiare për shqiptarët, pasi sipas tij ndodhen mes dy krizave, shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha thotë se ditët e fundit ka marrë mijëra mesazhe nga shqiptarët, por sërish ai apelon qeverinë që t’u kthejë shqiptarëve paratë e taksave të tyre në formën e mbështetjen që kanë nevojë, si i Kosovës, Maqedonisë Veriut.

“Përsëris thirrjen të marrin ndihmën që meritojnë, kanë të drejtë të kenë nga taksat që i kanë paguar këtij shteti.

Dy krizat janë shëndetësore dhe ajo ekonomike.

Kam marrë me mijëra mesazhe ditët e fundit nga qytetarët që thonë çlodhesh, kur s’ka bërë asgjë për 7 vite, nuk do bëjë asgjë për muajt që kanë mbetur.

Nuk do lodhem duke përsëritur kërkesën që shteti tju kthejë qytetarëve sot paratë e taksave të tyre në formën e mbështetjen që kanë nevojë, si i Kosovës, Maqedonisë Veriut.

Qindra që kanë nevojë për testin covid, nuk e bëjnë dot, nuk marrin dot mjekimin e duhur. Nuk sigurojnë shportën ushqimore.

Një në tre shqiptar nuk siguron ushqimin e mjaftueshëm , ky është fakt para pandemisë. Nevoja për ndihmë është e menjëhershme dhe shteti të kryejë detyrimin ndaj shqiptarëve me lekët që u ka marrë.

E para: Me përgatitje të sistemit shëndetësor, Shqipëria ka testimet më të ulëta në Europë. Mosmarrja e masave në kohë për testimet ka sjellë situatën aktuale

2500 testime në ditë duhet të kryejë kjo qeveri. Këtë kërkesë e përsërisim dhe ka heshtje totale. Paratë janë por shpërdorohen. Një arsye kryesore e përhapjes së infeksionit është mostestimi dhe mosgjurmimi i kontakteve.

E dyta: Rimburismin për mjekimin ambulant për pacientët që trajtohen në shtëpi. Shkon deri në 1mlnb e 500 mijë lekë të vjetra. Asnjë ilac për covid nuk rimbursohet në kushtet e një kolapsi ekonomik.

E treta: Mijëra mjekët të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve. Kjo nuk ndodh nga kolltuqet e ngrohta të kryeministrit, por vetëm me propagandë. mijërat mjekë familje angazhohen po të pajisen me mbështetjen shtetërore. Paratë po përpihen nga afera korruptive. Bonusi i mjekëve dhe infermierëve sic është premtuar, vazhdon të jetë gënjeshtër. Buxheti i shëndetësisë ne Shqipëri është sa gjysma e buxhetit te Maqedonisë se veriut

E katërta: Vijojnë infektimet masive në shkolla dhe shumica nuk raportohen dhe nuk është marrë asnjë masë. Jo masa për mësuesit e stafin për dezinfektimin e shkollave.

E pesta: Investimi për teknologjinë në rast të mësimit në distancë. Duhet organizimi urgjentisht pa asnjë vonesë përgatitja e përdorimit të teknologjisë dhe sigurimit të tabletave për familjet që nuk i kanë. 70 % e shkollave nuk kane uji te pijshëm. Asnjë mase per mësuesit dhe per dezinfektante.

 

 

 

Të fundit