Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë shtuar 3000 punonjës prej 2013”, Teliti: OSHEE, çerdhe punësimi elektoral

“Janë shtuar 3000 punonjës prej 2013”, Teliti: OSHEE,

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Dorjan Teliti e ka cilësuar kompaninë e OSHEE-së një ‘çerdhe’ punësimi elektoral.

I ftuar në “Këndi i Pano Sokos” në Syri TV ai është shprehur se aktualisht numërohen mbi 6000 punonjës nga 3000 që ishin në vitin 2013.

 “Shteti duhet të ndërhynte që të subvenciononte kompanitë shtetërore të energjitikës, pra OSHEE-në dhe KESH-in. Keqmenaxhimi tyre. Ne e dimë që OSHEE-ja është një çerdhe  punësimesh elektorale e këtu s’ka diskutim. E kemi lënë me 3000 të punësuar këtu e në 2013-tën ndërsa sot janë mbi 6000 dhe këto janë fakte. Se për çfarë na duhen 3000 punonjës shtesë le të pyesin ata që drejtojnë OSHEE-në sot dhe qeverinë.

Ne kemi sot ujësjellsat e Shqipërisë që abuzojnë me fondet  sepse ato janë konsumatorë të rëndësishëm të energjsë elektrike dhe janë borxhlinj ndaj KESH-it dhe ndaj OSHEE-së dhe nuk i japin paratë e tyre. Pse? Sepse e kanë trefishuar numrin e punonjësve të tyre sepse kanë ardhur zgjedhjet elektorale”, tha ai.

 

 

 

 

Të fundit