Flash News

Ditari i Opozitës

“Je djalë i mirë por je në vend të gabuar”, demokratët përplasen në ‘Politiko’: Ku i gjeni paratë për fushatën

“Je djalë i mirë por je në vend të gabuar”,

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë përplasur përfaqësuesit e opozitës në studion e emisionit ‘Politiko’ në Top News.

Flamur Noka, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit ka debatuar me Gentian Gabën, sekretar i Marrëdhënieve me jashtë në PD teksa u pyetën se cfarë duhet të mësoje opozita nga zgjedhjet e 6 marsit.

Pjesë nga debati;

Gaba: Kemi mësuar dita ditës për të parë cilat kanë qenë problemet tona, si duhet të përmirësohemi, do ketë përsosje të mëtejshme të PD që të mos mbetemi te idhujtarinë. Do krijojmë një frymë të re.

Noka: Kur themi për pazar themi Basha, kur flitet për vota është Berisha.

Gaba: Po non grata?

Noka: Basha i shiti dreqit shpirtin për të shpëtuar

Gaba: Fjalori juaj me 4 fjalë prej katër muajsh

Noka: prandaj i shërben Ramës

Gaba: Noka ka një hall, në vend që në 6 kujton se do gjejnë emrin e Berishës në fletë, e ka kuptua keq. Ka katër muaj që vjen vërdallë në Shqipëri e nuk prodhoi asgjë.

Noka: Je djalë i mirë po je në vend të gabuar.

Gaba: Mua më thonë ku i gjejnë paratë këta që bëjnë fushatë, pse s’keni bërë transparencë

Noka: Shko të KQZ, largohu nga brava. Po i bëhesh patericë e regjimit kundër meje

Të fundit