Flash News

Ditari i Opozitës

"Je konsumuar si letër higjenike", Mziu replikon me komentuesin: I kam dhënë provat që e dua shumë Sali Berishën

"Je konsumuar si letër higjenike", Mziu replikon me komentuesin:

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka repblikuar me komentuesit në Facebook. Në një postim të deputetit për fiskalizimin, një komentues i shkruan Mziut se është konsumuar si "letra ligjenike".

Ndaj këtij komenti Mziu ka zgjedhur të reagojë, duke mos e pranuar këtë akuzë dhe duke i thënë qytetarit se ai nuk e di qëndrimin e deputetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mziu thekson se i ka dhënë provat që e do shumë Berishën, ndërsa shton se ky i fundit i di shumë mirë gjërat. Deputeti thotë se i ka dhënë provat se nuk është frikacak.

Kujtojmë që Mziu nuk ishte i pranishëm në takimin që Berisha pati me demokratët e Dibrës, ku ai është zgjedhur deputet.

Komentuesi: Le o Xhelal se je i konsumuar si letër higjienike

Mziu: Unë i konsumuar? Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës! Unë kam dhënë prova se sa  e dua Sali Berishën dhe e dua! Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova.

"Je konsumuar si letër higjenike", Mziu replikon me komentuesin:

Të fundit