Flash News

Ditari i Opozitës

“Je lodhur, je rraskapitur”, Bozdo ‘përplaset’ me Bardhin: E hoqët Saliun se iu tha SHBA

“Je lodhur, je rraskapitur”, Bozdo ‘përplaset’ me

Deputeti Gazment Bardhi dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Eno Bozdo, janë përfshirë në një debat gjatë diskutimit për krizën në PD.

Ishte fillimisht Bardhi në Top Story, ai që ironizoi Bozdon duke i thënë se është lodhur shumë për demokratët sidomos në në kohën kur ishte ministër. Bozdo iu përgjigj duke i rikujtuar Bardhit se ishin ata që e përjashtuan ish-kryeministrin me kërkesë të SHBA-ve.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ke vuajtur shumë ke derdhur shumë djersë, po je raskapitur për demokratët. Unë kam kaluar net pa gjumë qëkur u bëra pjesë e PD-së.

Bozdo: E hoqët Saliun se ju tha Amerika.

Bardhi: Nuk e hoqa unë, nuk ndryshoj version unë, është e pavërtetë.

Të fundit