Flash News

Ditari i Opozitës

“Je mirë nga mendja”, Mark Marku përplaset me Agron Shehajn: S’guxove të bësh një fjalim kundër Bashës, je matrapaz

“Je mirë nga mendja”, Mark Marku përplaset me Agron

Deputeti i PD Agron Shehaj dhe Mark Marku i cili dha dorëheqjen nga mandati pa nisur punimet parlamenti janë përplasur në studion e Opinion teksa kanë diskutuar situatën e krijuar në PD.

Marku tha se Kuvendi Kombëtar mblidhet për PD dhe jo për persona të caktuar, ndërsa po diskutonin përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu, gjatë bisedës ka ndërhyrë edhe deputeti Shehaj, të cilit Marku iu drejtua duke i thënë se nuk guxoi të bëjë asnjë fjalim kundër kreut të PD, Lulzim Basha.

Pjesë nga debati:

Mark Marku: Në kuvendin Kombëtar të PD propozova një kongres të jashtëzakonshëm.

Për alternativa Berisha ka qenë aty, ti ike dhe nuk fole (Agron Shehajt), isha për ndryshimin e PD. Të mbash një Kuvend Kombëtar se Berisha ka një problem personal, më vjen keq. Kuvendi bëhet për PD jo persona.

Ti nuk guxove të ishe kundërshtar i Bashës nuk arrite me mbajt një fjalim

Agron Shehaj: Leksione trimërie enuk më jep dot mua. Kur dola kundër Bashës, ti bëje fushatë për Bashën zotëri i nderuar. Ku ishe në fushatë?

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.

Agron Shehaj : Unë nuk pata guxim?

Marku: Një matrapaz s’mund bëhet kryetar i PD

Agron Shehaj : Për ke e ke fjalën unë jam matrapaz?

Mark Marku: Po, je tregtar

Shehaj: Je mirë nga mendja? Jam sipërmarrës.

Mark Marku: Nuk duhet një biznesmen në politik. Je standard i ulët krahasuar me Bashën e këdo në PD.

Agron Shehaj : Ty s’ta mbajti që dhe dorëheqjen. Mentalitet komunist që tregtia është baraz me matrapazllëkun. Nuk ja ke haberin cfarë është tregtia o Mark.

 

 

Të fundit