Flash News

Ditari i Opozitës

"Je si kokrra e mollës"/ Bejko 'nxehet' me Këlliçin: Do të ta heq xhektën këtu? Kam goditje në trup

"Je si kokrra e mollës"/ Bejko 'nxehet' me

Një koment i deputetit Belind Këlliçi ka revoltujar sekretarin e PD-së, Roland Bejko.

Të ftuar në emisionin "Open", të dy ishin duke diskutuar lidhur me zhvillimet e pasojat e protestës së 8 janarit, ku Bejko u shënjestrua dhe u përplas fizikisht me disa nga mbështetësit e Berishës.

"Je si kokrra e mollës", i është drejtuar Këlliçi Bejkos, teksa ky i fundit është revoltuar duke i thënë se nëse do mund t'ia provojë se ka shenja dhune ne trup.

Këllici: Je si kokrra e mollës.

Bejko: Do të heq xhaketën këtu? Unë s’jam nga ata që të vete të ankohem në polici, nuk dua të bëj viktimën këtu. Tërë natën atë natë kam vjellë, pas emisionit. Kam marrë një mikun tim dhe thotë se mund të jenë shkaktuar nga gazi dhe shembja. Kam goditje në trup, në ije nga këmbët. Do ta bëj si Lela këtu? Ju mohoni dhunën.

 

Të fundit