Flash News

Ditari i Opozitës

“Je turist në PD, s’të njeh kush”/ Sulaj ‘përplaset’ me Hoxhën: Karrierën s’e kam nisur si nip i askujt

“Je turist në PD, s’të njeh kush”/ Sulaj

Situata e krijuar në PD ka përfshirë në një debat televiziv, ish-nënkryetarin e FRD-së, Lisandër Hoxha dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar, Blendi Sulaj.

Të ftuar në studion e Report Tv, duke folur mbi zhvillimet e fundit në selinë blu edhe pas protestës së8 janarit dhe shkarkimeve nga Lulzim Basha, Hoxha iu drejtua Sulës duke e quajtur atë “një turist në PD.”

Nga ana tjetër, Sulaj e akuzoi Hoxhën se ai ka bërë karrierë me emër të dikujt tjetër, duke e fituar rrugëtimin në PD si nipi i “dikujt”.

Pjesë nga debati:

Lisandër Hoxha: Ti 6 muaj ke qenë në PD!

Blendi Sulaj: Kam që në 2011, e kam nis si numërues! Se kam nis si nipi askujt unë!

Lisandër Hoxha: Ti je turist në PD!

Blendi Sulaj: Nga ky mentalitet që ke ti është PD në këtë pikë, se unë nuk iki nga PD se nuk më bëri dikush deputet. Leje ca bën kështu!

Lisandër Hoxha: Ti ke marrë rezultatin më të dobët...Nuk të njeh kush në PD!

Blendi Sulaj: Ju nuk e keni vendin aty. Karrierën politike nuk e kam nisur si nip...

 

Të fundit