Flash News

Ditari i Opozitës

"Je turpi i kombit që përfaqëson", Berisha për Yuri Kim: Do mbetet si personi që abuzoi me pushtetin

"Je turpi i kombit që përfaqëson", Berisha për

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka sulmuar ish-ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha e ka akuzuar se së bashku me kryeministrin Edi Ramën kanë shkatërruar opozitën shqiptare.

Në prag të largimit nga Shqipëria, duhet ti them zonjës guvernatore se në historinë e pluralizmit dhe lirisë së këtij kombi, emri i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të vet dhe që së bashku me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën e vërtetë shqiptare, natyrisht, e dëmtove, por dështove.

Nga ana tjetër me qëndrimet tuaja dhe bashkërendimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Edi Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend e cilësuar gjerësisht si sekretare e PS-së, kjo nga unë.

Së treti mendoj se këto pak ditë apo orë që kanë mbetur, kërkoju ndjesë shqiptarëve për McGonigal, jo vetëm për sintoninë e veprimeve tuaja kundër opozitës shqiptare, por se në njërin nga skandalet më të mëdha të kohërave, nuk shqiptove, nuk u the atyre, një fjalë të vetme për këtë skandal duke i shumëzuar kështu në mënyrën më të pamerituar me zero, si shoqëri dhe si komb.

Së fundi, si një admirues, i palëkundur i vendit të madh të lirisë, SHBA, më duhet të shpreh keqardhje të thellë se, ju të vetmin ‘sukses’ që merrni me vete është dëmtimi thelbësor me qëndrimet tuaja të reputacionit të shkëlqyer që kanë pasur dhe përsëri do të ketë, kombi dhe vendi i madh i lirisë në Shqipëri",- thotë Berisha.

Të fundit