Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi buzë gremine”, Berisha me të rinjtë: E admiroj grevën e pedagogëve!

“Jemi buzë gremine”, Berisha me të rinjtë: E admiroj

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e pedagogëve, e cila ka hyrë në javën e dytë të saj.

Në një takim me të rinjtë në selinë blu, Berisha tha se protesta e pedagogëve është sa pluripartiake, aq edhe e vërtetë pasi kanë synim të shpëtojnë universitetet.

Ne jemi buzë gremine me këto qëndrime që mban kjo qeveri ndaj universiteteve. Qëndrimi ndaj jush është qëndrimi ndaj të ardhmes, ikja juaj është ikja e të ardhmes, është shpërbërje kombëtare. Unë ju ftoj ju të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste.

Dua t’ju bëj një këshillë: Punoni me çdo të ri, të re që njihni, socialist, pa parti, kushdo qoftë. Unë admiroj këtë grevë të tyre, sepse kjo grevë, siç e shihni, është me të vërtetë pluripartiake dhe aty flasin njerëz të bindjeve të ndryshme dhe flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitetet. Çdo ditë i sulmon me një egërsi dhe mungesë të plotë edukate.

Çdo ditë flet për hiena dhe stërhiena një njeri me probleme të rënda psiqike. Në një kohë kur ata po luftojnë për një qëllim të madh. Ajo që kërkojnë ata për rrogat, 100 eurot për ju janë gjëja më minimale. Merreni me mend pse duhet të marrë një pedagog i UT 600 euro dhe një pedagog i Prishtinës 1200 euro?

Ka Kosova buxhet më të madh se Shqipëria? Jo, Shqipëria e ka më të madh buxhetin. Por kryeministri i Kosovës nuk udhëton me avion-taksi, ministrat nuk udhëtojnë me helikopter-taksi, nuk blejnë instalacioni druri 4 mln euro, nuk krijojnë ndërmarrje fantazmë të vetat për 420 mln euro djegësa. Pra, këtu janë të gjitha, kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta dhe të plotësueshme. 40% rroga nuk është asgjë tjetër veçse indeksimi me inflacionin e 8 viteve. Dhe kur ta rrisë 40% ata do të marrin de facto sa kanë marrë në vitin 2013 në raport me fuqinë blerëse”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD, kryeministri Rama po i shndërron universitetet në 'mollë të ndaluar' për shqiptarët.

“Universitetet që kur janë krijuar, ndër të tjera kanë patur mision luftën kundër varfërisë, direkt duke shkolluar fëmijët e familjeve të varfra dhe të zonave të varfra. Çfarë bëri Edi Rama me parimet e mëparshme të universiteteve me pranim selektiv? Rriti mesatare. Por ju duhet ta dini që rritja e mesatares godet dhe goditi zonat e varfra të vendit. Një gjimnaz i Tiranës ka sigurisht një mesatare më të lartë se e gjithë Shqipëria.

Dhe po t’i marrësh pastaj me zona qarqe të tëra, fëmijët mbesin pa ardhur në universitet, ose vijnë me raste ekzotike, se të tjerët nuk kanë mesatare”, tha Berisha.

Të fundit