Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi jashtë skenareve”, Boçi tregon çfarë do të ndodhë sot në shesh

“Jemi jashtë skenareve”, Boçi tregon çfarë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka dhënë detaje nga protesta kombëtare që do të zhvillojë opozita sot, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Boçi deklaroi se nuk nuk do të jetë një protest klishe, me fjalime, por një protestë pa skenare, detajet e së cilës do të shihen në shesh.

Ndërkaq, Boçi tha se PD ka hapur një cikël protestash të cilat do të përfundojnë vetëm kur Rama të largohet dhe të ngrihet një qeveri teknike

“Ka brenda një përgjigje. Do ketë, do ketë përplasje të forta apo jo. Sigurisht, ka zemërim, zemërim protestues, i cili do shprehet përgjatë kohës që zhvillohet protesta. Ne patjetër që duam të dalim nga ato klishetë që shpesh na i hedhin edhe si akuza në fakt dashamirëse që nuk mjaftojnë vetëm fjalimet, nuk mjaftojnë vetëm njerëzit në bulevard apo në shesh, por duhet të ndërmerren akte konkrete të forta, të tregojnë qartazi që nuk ka një pajtim midis qytetarëve dhe veprimeve korruptive të qeverisë. E duam, e dëshirojmë një gjë të tillë dhe jashtë skenareve sepse protestat janë gjëra që shprehen nga vetë njerëzit, vijnë natyrshëm dhe kjo natyrshmëri është ajo që përcakton dhe vërtetësinë dhe sinqeritetin. Dhe unë këtu mendoj që jemi jashtë skenareve, pa skenare nga ato që ndoshta dëshirohen apo paragjykohen, por çdo ecuri do shihet në shesh. Ne jemi aty me qytetarët. Ne jemi në hapjet e një procesi protestash që patjetër do kenë një fund, fundi është ikja e Ramës, ngritja e një qeverie teknike”, deklaroi Boçi.

Të fundit